Komuna e Prishtinës njofton se me rregulloren e re në fuqi për matjen e zhurmës, subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në Kryeqytet obligohen të furnizohen me pajisje që masin nivelin e zhurmës së emituar jashtë, rrjedhimisht të pajisen me certifikatë që përcakton orarin e punës dhe decibelët e lejuar.
Prandaj Komuna me mirëkuptim kërkon ta ndan thirrjen përmes së cilës ftohen subjektet afariste si kafenetë, restorantet, baret, klubet e natës dhe të gjitha hapësirat e gastronomisë në kuadër të lokaleve që ushtrojnë veprimtari të ndryshme, të shfrytëzojnë afatin e aplikimit deri më 13.03.2023 në ora 16:00, për vendosjen e pajisjeve për matjen e nivelit të zhurmës, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.
Aplikimi online mund të bëhet duke klikuar në linkun : https://apliko.ndotja-akustike.com/
Ndërsa, aplikimi fizik mund të bëhet në sportelin nr.1, kati përdhesë, ndërtesa e vjetër i Komunës
Informatat më të hollësishme lidhur me thirrjen i gjeni në:
https://prishtinaonline.com/lajmet/3829/thirrje-per-aplikim-per-vendosjen-e-pajisjeve-per-matjen-e-nivelit-te-zhurmes-per-subjektet-afariste-ne-sektorin-e-gastronomise




