Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi takon Lajcak, diskutojnë për propozimin tashmë të dakorduar evropian mes Kosovës dhe Serbisë

Mar 10, 2023

Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës kryetari Memli Krasniqi ka pritur të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Krasniqi dhe Lajcak kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, posaçërisht për propozimin tashmë të dakorduar evropian mes Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi në postimin e tij në Facebook ka thënë se emisarit Lajçak ia ka ripërsëritur qëndrimin e tij dhe të PDK-së dhe rezervat që kanë në raport me këtë marrëveshje, e cila është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për një progres final, të cilin e kishim pritur të gjithë.

 

Për dy vjet ne kemi mbështetur Kryeministrin Kurti në raport me dialogun me Serbinë dhe e kemi inkurajuar që të angazhohet në këtë proces. Fatkeqësisht, neglizhenca e tij, mosdakordimi me partnerët ndërkombëtarë kur duhej, kokëfortësia e tij për të dëgjuar propozimet e opozitës, përfshirë pesë pikat tona të deklaruara edhe në Washington, Bruksel e Kuvend të Kosovës – janë arsyet kryesore që sot kemi një marrëveshje e cila nuk i realizon kërkesat, nevojat dhe qëllimet shtetërore të Kosovës.

 

Kjo marrëveshje, duhet thënë qartë, heqë dorë prej arritjes së njohjes së ndërsjellë. Kryeministri Kurti e ka keqpërdorur legjitimitetin qytetar për t’i bërë një dëm afatgjatë Kosovës, duke ia zvarritur në pafundësi konfliktin e ngrirë me Serbinë.

 

Përfundimisht, sot, ne kemi përpara një transformim të marrëveshjes së paralajmëruar dhe kërkuar nga ne dhe partnerët ndërkombëtarë për vite me radhë, nga një marrëveshje finale me njohjen e ndërsjellë në qendër, në marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër.

 

Dhe, të gjithë ne i dijmë pasojat që mund të sjellë një status-quo e tillë e re në aspektin e integrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

 

Sot, ne nuk kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Sot, ne nuk kemi një marrëveshje finale. Sot, ne nuk kemi njohje të ndërsjellë. Sot, kemi një marrëveshje të përkohshme. Sot, kemi nene të caktuara në marrëveshje që rrezikojnë të shkojnë përtej Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM