Build Skills with our trainings

Sign up now!

KOMF: Ndikimi i shërbimeve sociale tek qytetarët në nevojë

Mar 13, 2023

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen  e Fëmijëve  në Kosovë  – KOMF në bashkëpunim me Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizuan tryezën me temë diskutimi “Ndikimi i shërbimeve sociale tek qytetarët në nevojë”. 

Ofrues dhe përfitues të shërbimeve sociale si familje strehuese, fëmijë pa kujdes prindëror, ofrues të shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuar, ofrues të shërbimeve për persona të varur nga narkotikë dhe prindër, folën para përfaqësuesve të Kuvendit, pjesëmarrësve të tjerë dhe mediave për vështirësitë kryesore që ata përballen në përditshmëri sa i përket ofrimit dhe marrjes së shërbimeve sociale. Diskutimi kyc kishte të bënte mbi nevojën për ndërhyrje nga institucionet përmes procedimit të Projektligjit për Shërbimet Sociale dhe Familjare dhe Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal të cilat pritet të sigurojnë qëndrueshmërinë e shërbimeve sociale. Këto të fundit, ende nuk janë miratuar.

Në panelin e diskutimit morën pjesë Fatmire Mullhaxha Kollçaku, Kryesuese e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Sebahate Beqiri, Prind i fëmijës me aftësi të kufizuara dhe Drejtor Ekzekutiv nga Organizata Down Syndrome Kosova, Muharrem Ademi, Ekspert i Varësisë dhe Udhëheqës i Punës Sociale nga Qendra Labyrinth, përfaqësues nga Familjet strehuese për strehimin e fëmijëve pa kujdes prindëror dhe të rinj nga Organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.

Kjo ngjarje u mundësua përmes projektit “Aksioni i Përbashkët  për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga KOMF, në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, si dhe programit të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF ‘EJA Kosovë’,  bashkëfinancuar  nga Agjencia  Zvicerane  për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria  e Dukatit  të Madh të Luksemburgut, thuhet në komunikatën për media e KOMF-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM