Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se mbështet marshin në solidarizim e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë.
Prandaj, #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftës!