Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komisioni i Granteve: Buxheti komunal për vitin 2024 kap vlerën 742 milionë euro

Pri 25, 2023

Nën udhëheqjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është mbajtur sot takimi i Komisionit të Granteve, ku u diskutua dhe u aprovua financimi komunal për vitin 2024-2026.

Drafti i përgatitur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për financimin komunal për periudhën 2024-2026 është i bazuar në legjislacionin për financat publike dhe aprovimi i këtij drafti do t’u mundësojë komunave dhe nivelit qendror zhvillimin e rregullt të procesit buxhetor.

Në total, buxheti komunal për vitin 2024 në nivelin komunal kap vlerën prej 742.02 milionë euro, e që paraqet një rritje prej 82.51 milionë euro krahasuar me buxhetin komunal të vitit 2023.

Granti i Përgjithshëm për vitin 2024 kap shumën prej 284.68 milionë euro, e që paraqet vlerën më të madhe ndonjëherë për këtë grant. Kjo vlerë rekord e Grantit të Përgjithshëm vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së të hyrave në Buxhetin e Shtetit.

Rritje ka edhe në Grantin specifik për Shëndetësi dhe Grantin specifik për Arsim. Granti për Shëndetësi për vitin 2024 ka rritje prej 16% krahasuar me vitin 2023, apo 11.5 milionë euro, ndërsa Granti për Arsim është rritur për 18.5%, apo 37 milionë euro.

Komisioni i Granteve ka miratuar buxhetin me rritje edhe për Grantin e Kryeqytetin me afro 12% krahasuar me vitin 2023, si dhe Financimin për teatrot me rritje prej 80% apo 720 mijë euro. 

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në qëllimin e saj për ngritjen e mirëqenies sociale, dhe e vlerëson lartë bashkëpunimin me nivelin komunal që t’u gjendemi sa më afër qytetarëve, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM