Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar realizimin e garës ndërkombëtare të ushtarit më të mirë për vitin 2023, me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të FSK-së, partnerëve ndërkombëtarë dhe shteteve të rajonit.
Sot konkurrentët për garën e ushtarit më të mirë e kaluan në një mot me shi, duke sfiduar veten dhe dhënë më të mirën për të arritur të jenë më të mirët në fundin e garës.
Garuesit do të sfidohen në disiplinat: test fizik, njohuri të përgjithshme, gjuajtje me armë, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.
Gara tradicionale e “ushtarit më të mirë “është duke u realizuar në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj ku po marrin pjesë gjithsej mbi 50 garues nga : Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Jordania dhe Shqipëria, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.