Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë nisur punimet në rrugën ‘Jim Xhema’. (Rruga ‘A’). Ky projekt madhor infrastrukturor për kryeqytetin, do të lidhë Prishtinën e Re me Kalabrinë, duke i dhënë fund kutërbimeve nga kanalizimi i hapur dhe rrezikshmërisë për fëmijët.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se punimet po i nisim njëkohësisht nga të dyja skajet e rrugës në projektin monumental 240 ditësh, duke sjellë një standard të ri në infrastrukturën e qytetit, me korsi të veçantë për autobusë, shtigje për biçikleta, qasje në rrugët anësore dhe ndërlidhje me Rrugën B.
Rruga Jim Xhema do ta shkarkojë dukshëm ngarkesën e trafikut në kryeqytet.
Falëndërojmë Ministrinë e Mjedisi, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunimin dhe komunikimin e hapur dhe falënderojmë qytetarët për durimin.
Prishtina po frymon më lehtë e më mirë