Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi: PDK anëtarësohet në Internacionalen Liberale

Maj 4, 2023

Në Ottawa të Kanadasë, në mbledhjen e 206-të të Komitetit Ekzekutiv të Internacionales Liberale (LI), Partia Demokratike e Kosovës, pa asnjë votë kundër, është bërë anëtare me të drejta të plota e kësaj organizate.

Në këtë takim, PDK u përfaqësua nga Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Bernard Nikaj, i cili shpalosi kërkesën dhe vizionin e PDK-së.

Pas pranimit vitin e kaluar në LIBSEEN, ALDE dhe sot në Internacionalen Liberale, zyrtarisht, Partia Demokratike e Kosovës bëhet e vetmja parti nga Kosova e cila bëhet anëtare me të drejta të plota në të gjitha nivelet e organizatave më të mëdha politike – rajonale, evropiane dhe botërore.

Internacionalja Liberale është një organizatë e partive liberale dhe demokratike – e cila është themeluar në Oxford në vitin 1947. Aktualisht, Internacionalja Liberale – brenda vetes ka mbi 120 parti politike dhe organizata nga e gjithë bota.

“Anëtarësimi në Internacionalen Liberale, përveç që plotëson ciklin e ndërkombëtarizimit të PDK-së, fuqizon përkushtimin dhe vizionin tonë për ndërtimin e një shoqërie ku liria individuale, mundësitë e barabarta dhe drejtësia për të gjithë, pa dallim, do të jenë vlerat themelore. Urime të gjithë kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve tanë ky lajm kaq i madh dhe i rëndësishëm. Besoni në Kosovë – Besoni në PDK!”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se ky është një lajm tejet i rëndësishëm për PDK-në, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM