Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kontingjenti i FSK përfundon me sukses misionin bashkëzbarkues përkrah forcave britanike në Ishujt Falkland

Maj 11, 2023

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses misionin bashkëzbarkues përkrah forcave britanike në Ishujt Falkland, që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe ndërveprushmërisë me forcat e shteteve partnere për të shërbyer në të ardhmen në misionet e paqes kudo që kërkohet.

Kontingjenti i FSK-së, i zbarkuar me ushtrinë britanike në Ishujt Falkland, kanë përfunduar me sukses bashkë zbarkimin dhe janë kthyer në Kosovë.

Pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkë-zbarkimin me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve, e ngrit nivelin e besimit tek partnerët, përgatit ushtarakët për misione dhe ndëveprueshmëri si dhe rrit nivelin e operacionalitetit të ushtarakëve tanë të cilët do të shërbejnë në të ardhmen në misionet shumëpalëshe të paqes ku do që kërkohet.

Kontingjenti i FSK-së, në misionin “Atlantiku” ka qenë pjesë e integruar e njësive britanike ku kanë realizuar bashkërisht të gjitha fazat e trajnimit dhe praktikave taktike dhe operacionale në mision.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ata u pritën nga Komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, shefi i shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha, familjarë, miq e shokë që ju uruan mirëseardhje në vendlindje, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM