Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh hap tenderin në vlerë prej 1 milion e 920 mijë € për pajisje mjekësore për klinikat e QKUK-së

Maj 11, 2023

Me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë ka hapur tenderin per furnizim me pajisje mjekësore për klinikat e QKUK-së.

Vlera e projektit është 1 milion e 920 mijë euro, ndërsa janë planifikuar investime në Klinikën Obstetrike Gjinekologjie, ku parashihet furnizimin me pajisje mjekësore për Fetilizim të Asistuar Mjekësor (FAM), si dhe furnizimin me instrumente dhe inventar medicinal për sallën e IVF. Me pajisje mjekësore do të furnizohen edhe Klinika e Gastroenterelogjisë me Hapatologji, Klinika e Urologjisë dhe Klinika e Kardiologjisë sipas planifikimeve të SHSKUK- së.

Një transformim rrënjësor është paraparë edhe për Klinikën e Oftalmologjisë, në disa etapa të cilat përfshijnë furnizimet me pajisje mjekësorë dhe pajisjen e kësaj klinike me instrumente kirurgjike oftalmologjike. Kjo do të mundësojë zgjerimin e gamës së procedurave diagnostike duke ndikuar drejtpërdrejtë në zvogëlimin e listave të pritjes për shërbime, si dhe duke avancuar edhe më tuje standardin e cilësisë së shërbimeve në këtë klinikë.

Zotimet e Qeverisë së Kosovës për shëndetësinë publike po realizohen siç janë planifikuar me buxhetin e vitit 2023. Ky është buxheti më i madh i bërë ndonjëherë për sektorin e shëndetësisë në vendin tonë, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM