Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Rol kyç në avancimin e rezultateve në arsim kanë mësimdhënësit

Maj 12, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka bërë të ditur se në Forumin Botëror të Edukimit në Londër, ministrja Arbërie Nagavci ka folur për komponentën e dixhitalizimit të arsimit në Kosovë.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Botëror të Edukimit në Londër, Nagavci ishte pjesë e panelit me temën “Si ta shfrytëzojmë me maturi teknologjinë e aplikuar në arsim”.

Në këtë panel ndër të tjera u diskutua rreth asaj se, çka nënkupton përdorimi me maturi i teknologjisë kur aplikohet në fushën e arsimit; a mund të thuhet se tani aplikimi i teknologjisë ka për qëllim avancimin e të nxënit, përpunimit të të dhënave dhe zhvillimit të mësimit, si dhe nëse po shfrytëzohet maksimumi i potencialit pozitiv të teknologjisë dhe po kufizohen në maksimum aspektet negative.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka theksuar se, maturia luan rol kyç në edukim në shumë dimensione, duke filluar nga hartimi i kujdesshëm i politikave arsimore e deri te implementimi i suksesshëm i tyre.

Nagavci tha se, Strategjia e Arsimit synon zhvillimin e materialeve alternative dixhitale dhe të kompetencave për përdorim të teknologjisë me qëllim të rritjes së cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, krahas planifikimit, monitorimit, vendimarrjes dhe politikëbërjes.

Nagavci ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë për të garantuar që nxënësit tanë të kenë qasje në arsim cilësor, pavarësisht nga prejardhja apo vendndodhja e tyre, duke shtuar se rol kyç në avancimin e rezultateve në arsim kanë mësimdhënësit, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM