Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Profesor Zajmi në historinë e arsimit do të jetë përgjithmonë si emër i respektuar

Maj 19, 2023

Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka ndërruar jetë Prof. Dr. Agim Zajmi, profesor shumëvjeçar në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës. Ajo ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët e ish studentët e tij.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se profesor Zajmi do të mbahet mend për përkushtimin dhe punën e palodhshme në përgatitjen e shumë gjeneratave të studentëve. Me vlerat njerëzore e intelektuale, për punën shkencore dhe atë atdhetare, do të mbetet në kujtesën e të gjithë atyre që e kanë pasur fatin të jenë studentë të tij, ose të punojnë me të.

 

Vepra e profesor Zajmit do të jetë frymëzuese për ne dhe gjeneratat që vijnë, ndërsa në historinë e arsimit në Kosovë, do të jetë përgjithmonë si emër i respektuar që dha kontribut të madh në zhvillimin e Universitetit të Prishtinës.

 

Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët e ish studentët e tij!

 

Profesor Zajmi u prehtë në paqe!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM