Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana: Sekuestrohen mbi 35000 litra pije alkoolike të prodhuar pa autorizim 

Maj 22, 2023

Njësit e Doganës së Kosovës pas sigurimit të informatave se në fshatin Novak të Prizrenit është duke u realizuar prodhim i pijeve alkoolike pa autorizim, kanë organizuar një aksion me qëllim verifikimin e kompanisë së dyshuar.  

Njësit e Doganës së Kosovës pas bastisjes ne lokacionin e dyshuar në fshatin Novak, kanë gjetur sasinë 32,850.00 litra verë dhe 2,350.00 litra raki rrushi të prodhuara pa autorizim të nevojshëm e cila ishte në pronësi të kompanisë së dyshuar.   

Pijet alkoolike të konstatuara në depon e pa autorizuar nga dogana për prodhim dhe mbajtje janë pllombuara,  derisa sasia e gjetur është si në vijim: 

  • Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Merlot 14% alk., sasia 5,000.00 litra;
  • Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Cabernet Sauvignon 14% alk., sasia 7,000.00 litra;
  • Raki rrushi 2021, 43% alk., sasia 2,150.00 litra;
  • Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Merlot 13% alk., sasia 5,000.00 litra;
  • Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Cabernet Sauvignon 12.5% alk, sasia 15,850.00 litra;
  • Raki rrushi 2022, 45% alk., sasia 200.00 litra;
  • Mbetje te verës, sasia 200.00 litra;

Për mallin e konstatuar dhe të ndaluar si më sipër, taksat e akcizës arrin në vlerën rreth 30.000 mijë euro. Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme pas intervistimit të personave përgjegjës, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM