Build Skills with our trainings

Sign up now!

MINT: Hajdari në vizitë zyrtare në Izrael, takime me homologët 

Maj 22, 2023

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka udhëtuar për vizitë në Izrael.

Ministrja Hajdari do të ketë disa takime të rëndësishme gjatë qëndrimit të saj në Izrael, duke filluar me takimin e parë me ministrin e Ekonomisë, Nir Barkat për të diskutuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare në mes Kosovës dhe Izraelit.

Hajdari gjatë qëndrimit në Izrael do të takohet edhe me presidentin e Federatës së Dhomave të Tregtisë së Izraelit, Uriel Lynn dhe kryetarin e Grupit të Miqësisë Izrael – Kosovë, Erez Malul.

Takimet tjera në vijim përfshijnë Ministrinë e Turizmit, Bashkinë e Jerusalemit, Institutin e Eksportit të Izraelit dhe ndërmarrësit izraelitë të industrisë dhe teknologjisë, të cilëve nga ekipi MINT, do t’iu prezantohet industria kosovare në rritje dhe përparësitë e të bërit biznes në Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e MINT-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM