Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë (Swedish EPA) përmes projektit të mbështetur nga Ambasada Suedeze në Prishtinë, ka lansuar fushatën e fokusuar në ngritjen e vetëdijes për zonat e mbrojtura të Kosovës dhe në veçanti për parqet kombëtare. Kjo nismë synon të vë në pah rëndësinë që ka mbrojtja e këtyre thesareve natyrore dhe të ofrojë të dhëna dhe fakte për këto vlera të mbrojtura të natyrës.
Kosova është një vend me peizazhe dhe ekosistemeve të jashtëzakonshme që përfshin male, pyje, lumenj dhe liqene madhështore, me një biodiversitet që meriton vëmendje dhe përkujdesje. Zonat e mbrojtura të natyrës në Kosovë janë habitate të një numri të madh të llojeve të florës dhe faunës, dhe përfaqësojnë trashëgimi natyrore me vlera unike. Parqet kombëtare përfaqësojnë ekosistemet më të çmuara të natyrës sonë dhe kanë nivelin më të lartë të mbrojtjes (kategoria II sipas IUCN).
Përmes kësaj fushate, ne synojmë të rrisim vetëdijesimin mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së parqeve tona kombëtare. Duke ofruar fakte, të dhëna dhe informata mbi ekosistemet e rralla të parqeve kombëtare të Kosovës, dhe llojet e rralla bimore dhe shtazore që janë pjesë e këtyre habitateve, ne dëshirojmë të vëmë në dukje se sa të rëndësishme dhe sa të vlefshme janë këto zona.
Është përgjegjësia jonë kolektive të ruajmë bukurinë natyrore të Kosovës për brezat e ardhshëm. Duke mbrojtur parqet tona kombëtare, ne jo vetëm mbrojmë biodiversitetin tonë, por gjithashtu ruajmë trashëgiminë tonë kulturore dhe sigurojmë mirëqenien e brezave të ardhshëm.
Fushata ka filluar me 22 maj me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të Biodivesritetit dhe do të vazhdojë me 24 maj ku do të shënohet Dita Evropiane të Parqeve, me një sërë aktivitetesh në zonën e Prevallës në Parkun Kombëtar Sharri.
Me pastaj fushata do të vazhdojë edhe gjatë muajve të verës edhe me aktivitete tjera përfshirë edhe rrjetet sociale, dhe do të përfundojë në muajin gusht, thuhet në komunikatën për media e MINT-it.
| FAKTE |
| Në Kosovë janë 248 zona të mbrojtura natyrore që mbulojnë një sipërfaqe prej
126.023.2 ha (11.55 % e sipërfaqes së Kosovës). |
Në kuadër të këtyre zonave përfshihen:
|
| Malet e Sharri renditen ndër malet më atraktive dhe më të rëndësishme jo vetëm në Ballkan por dhe në Evropë. Në vitin 1986, sipërfaqja prej 39000 ha, e këtij mali është shpallur Park Kombëtar, ndërsa në vitin 2013 është zgjeruar sipërfaqja me 53.469 ha dhe shtrihet në 5 komuna: Dragash (45.1 %), Shtërpce (23.9 %), Prizren (22.2 %), Suharekë (4.7 %) dhe Kaçanik (4.1 %). |
| Sipas mbulesës bimore dhe përdorimit të tokave parku kombëtar “Sharri” ka këtë strukturë: vegjetacioni barishtor 30,904.85 ha (57.81 %), pyjet 18,298.82 ha (34.22 %), shkurret 1,419.15 ha (2.65 %), ujërat 1,467.64 ha (2.74 %); sipërfaqet e zhveshura 1,355.33 ha (2.54 %), sipërfaqet urbane 23.21 ha (0.04 %). |
| Karakteristik e Sharrit është biodiversiteti jashtëzakonisht i pasur i florës dhe faunës që përfshinë: rreth 1800 lloje të bimëve (350 lloje janë me karakter endemik, 21 lloje stenoendemike, 500 lloje mjekësore, 200 lloje drunore etj.), 180 bashkësi/asociacione bimore, 32 lloje të gjitarëve (pa lakuriqët), 19 lloje të zvarranikëve, 12 lloje të ujit tokësor, 6 lloje të peshqve, 147 lloje të fluturave ditore,etj. |
| Bjeshkët e Nemuna, janë shpallur Park Kombëtarë në dhjetor të 2012-ës pas miratimit të Ligjin për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, me sipërfaqe të përgjithshme prej 62.488 ha, me shtrirje në territorin e 5 komunave: Pejës 52.1 %, Deçanit 26.6 %, Junikut 8.4 %, Istogut 8.1% dhe Gjakovës 4.8 %. |
| Parku Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” dallohen me një numër të madh të majave të larta mbi 2000 m, duke filluar me majën më të lartë në Kosovë, Gjeravica (2.656 m), Koprivniku (2377 m), Negjinati (2341 m), Malet e Lumbardhit (2335 m), Zhlebi (2352 m) dhe Rusolija (2381 m) etj. Lartësia mesatare mbidetare në Bjeshkët e Nemuna kalon mbi 1.600 m. M. |
| Bjeshkët e Nemuna janë ndër masivet malore më karakteristike të Ballkanit për sa i përket llojllojshmërisë së florës dhe vegjetacionit. Në kuadër të llojeve endemike në Bjeshkët e Nemuna vetëm në zonën alpike dhe subalpike janë prezentë 128 lloje endemike të Ballkanit. |
| Masivi i Bjeshkëve të Nemuna karakterizohet me një faunë mjaftë të pasur, heterogjene, endemike dhe interesante. Në bazë të hulumtimeve të gjertanishme dhe në bazë të shënimeve të literaturës fauna e Bjeshkëve të Nemuna, përbëhet prej: 8 lloje peshqish, 13 lloje ujëtokësorësh, 10 lloje zvarranikësh. |




