Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria e Luksemburgut dhuron donacion në vlerë mbi 28.000 € për barnatoren qendrore të QKUK-së

Maj 23, 2023

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është mbajtur ceremonia zyrtare e pranimit të donacionit të dhuruar nga Qeveria e Luksemburgut, përmes projektit KSV/017. Në kuadër të këtij donacioni përfshihen pajisje mjekësore dhe material shpenzues për barnatoren qendrore, në vlerë prej 28 mijë e 745 mijë euro.

Në ceremoninë pranim- dorëzimit të donacionit morën pjesë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ngarkuari me detyrë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, Gulten Aka, përfaqësuese regjionale e Lux-Dev, Mimoza Ukimeraj, zëvendësuese e përkohshme e drejtorit të ShSKUK.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vlerësoi lart bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Luksemburgut, si partner dhe përkrahës i vazhdueshëm i projekteve në shëndetësi.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Shëndetësisë z. Dietz, ju falënderojmë juve dhe Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e shëndetësisë publike, gjë që është ndihmesë e madhe për popullsinë tonë”, tha, ndër të tjera, ministri Vitia.

I ngarkuari me detyrë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, theksoi se ky donacion është vazhdimësi e ndihmës për qytetarët e Kosovës, siç është parë edhe gjatë Pandemisë së Covid-19.

“ Ne kemi ofruar ndihmë jo vetëm për QKUK, por edhe për dy spitale rajonale, atë të Gjilanit dhe Prizrenit, në renovime të reparteve dhe trajnim të stafit” tha,Dietz.

Ai u shpreh se po aq i rëndësishëm sa bashkëpunimi ndërshtetëror, është edhe raporti ndërnjerëzor që është krijuar me qytetarët e shtetit të Kosovës.

Ministri Vitia dhe  Dietz, pas ceremonisë zyrtare i vizituan hapësirat e Barnatores Qendrore në QKUK me ç ‘rast diskutuan edhe mundësitë për investimet që mund të bëhen në të ardhmen, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM