Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu takon përfaqësuesin e Departamentit të Drejtësisë së ShBA, Swartz

Maj 24, 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë qëndrimit në Shibenik ku edhe po mbahet Samiti i Evropës Juglindore për Krime Kibernetike, sot ka takuar Bruce Swartz – Zëvendës Ndihmës Prokuror i Përgjithshëm dhe Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte reforma në sistemin e drejtësisë, bashkëpunimi sa i përket çështjeve të sigurisë kibernetike, bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, përkatësisht në temën e ekstradimeve si dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët.

Ministrja Haxhiu e njoftoi Swartz lidhur me hapat konkret të cilët i ka ndërmarr Republika e Kosovës sa i përket plotësimit të infrastrukturës ligjore dhe mekanizmave tjerë në shërbim të sistemit të drejtësisë, mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministrja Haxhiu në takim me Swartz theksoi se pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohet vendi, sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e krimeve kibernetike, përkatësisht me vendet të cilat ende nuk na kanë njohur si dhe problematikave të tjera që kanë të bëjnë me mungesën e institucioneve dhe stafit të specializuar, në Kosovë, shtoi ajo, tashmë është miratuar Ligji për Siguri Kibernetike i cili njëherit themelon Agjencinë për Sigurinë Kibernetike që do të jetë institucioni përgjegjës për zbatimin e masave për siguri kibernetike, mes tjerash.

Haxhiu dhe Swartz kanë diskutuar edhe për reformën në drejtësi dhe përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-së për konsolidimin dhe fuqizimin e institucioneve të drejtësisë, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM