Ministri i Bujqësisë, Faton Peci së bashku me zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, ka vizituar në zyrën e tij, kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, ku i ka uruar detyrën e re dhe i ka ofruar tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Peci në postimin e tij në Facebook ka thënë se si ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë të Ministrisë që unë udhëheq për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare.