Ministri i Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci bashkë me zv/ministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, ka vizituar edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atic, ku i ka ofruar mbështetje të plotë për sfidat që e presin.
Peci në postimin e tij në Facebook ka thënë se na gëzon fakti që për një periudhë të shkurtër, ai ka konsoliduar ekipin në përbërje shumëetnike, që është refleksion i vullnetit politik dhe gjenerozitet i shoqërisë kosovare për të krijuar mundësi për të gjitha komunitetet.