Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Sooltenberg ka njoftuar se së shpejti pritet të vijnë edhe 700 trupa të Aleancës Veri- Atlantike NATO në Kosovë.
Forca e NATO-s në Kosovë – KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara, thuhet në postimin në Facebook të KFOR-it.