Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bënë të ditur se në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë po zhvillon punimet Konferenca e parë e specializantëve të Endokrinologjisë.
Me rastin e hapjes së kësaj konference, Dr. Narqize Arënliu- Hoxhaj, zëvendësuese e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, tha se ky organizim flet sa mirë janë të koordinuar mjekët dhe se klinika po punon për ngritjen profesionale të mjekëve të rinj, specializantë, por jo vetëm të tyre, ngase Konferenca do të ju shërbejë edhe mjekëve e profesionistëve të tjerë mjekësor.
Sipas saj, kjo është mundësi e mirë diskutohen tema shumë të rëndësishme nga fusha e endokrinologjisë, por edhe të shkëmbehen përvojat profesionale, duke shërbyer si shembull edhe për klinikat e tjera, për mjekë e infermierë të profileve tjera shëndetësore.
Në anën tjetër dr. Merita Emini- Sadiku, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë, theksoi se mjekët e rinj janë shumë entuziastë dhe shpresa zhvillimit të endokrinologjisë.
Ajo përmendi disa nga sëmundjet sfiduese, si diabeti, sëmundjet metabolike të tiroides, hipofizës, gjëndrave mbiveshkor dhe sëmundje të tjera endokrinologjike.
Për rëndësinë që ka organizimi i konferencave të tilla foli edhe Dr. Edmond Haliti, kryetar i Bordit për Shkollim Specialistik, i cili e vlerësoi punën dhe përkushtimin e specializantëve për të prezantuar punimet e tyre gjatë përvojës së tyre të specializimit, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.