Build Skills with our trainings

Sign up now!

MINT: Guidat turistike obligohen të pajisen me kartelë identifikimi dhe regjistrimit në regjistrin e turizmit

Qer 2, 2023

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton subjektet, që ofrojnë veprimtari të agjencive organizatore të udhëtimit (tour operatorët) si dhe udhërrëfyesit turistik (guidat turistike), se me hyrjen në fuqi të akteve nënligjore, që dalin nga Ligji nr. 08/L-074 për Turizmin, obligohen të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë, respektivisht pajisjes me kartelë identifikimi dhe regjistrimit në regjistrin e turizmit.

Agjencitë organizatore të udhëtimit, që organizojnë paketa të udhëtimit, turne ose ekskursione, duhet të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë dhe të sigurojnë përmbushjen e detyrimeve për ofrimin e këtyre shërbimeve. Me përmbushjen e kritereve dhe kushteve të përcaktuara sipas ligjit për turizmin dhe akteve tjera nënligjore, agjencitë do të mund të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët, respektivisht për turistët, të cilët i blejnë këto shërbime. Turistët vendorë dhe ata ndërkombëtarë tani do të jenë të siguruar, që paketa turistike të zbatohet sipas marrëveshjes kontraktuale me agjencinë organizatore. Kjo është bërë e mundur meqenëse agjencia e udhëtimit duhet të sigurojë përmbushjen e detyrimeve të saja kontraktuale ndaj palëve të treta përmes një polise të vlefshme sigurimi. 

Udhërrëfyesit turistikë, me rastin e regjistrimit në regjistrin e turizmit dhe pajisjes me kartelën identifikuese të lëshuar nga MINT, do të publikohen duke u promovuar zyrtarisht si udhërrëfyes turistikë për të operuar në territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa nuk lejohet operimi i udhërrëfyesve turistikë të huaj brenda territorit të Republikës së Kosovës pa shoqërimin e një udhërrëfyesi turistik vendor të regjistruar në MINT, si parashihet me ligjin e turizmit dhe aktet nënligjore në fuqi. 

Subjektet me rastin e aplikimit për leje, kartelë identifikimi, plotësojnë edhe formularin me të dhënat e kërkuara për përfshirje në regjistrin e turizmit.

Deri në funksionalizimin  e platformës elektronike të “Regjistrit të Turizmit” aplikimet bëhen në formën fizike për pajisjen me leje për agjencitë organizatore të udhëtimit dhe kartelë identifikimi dhe regjistrim të udhërrëfyesve turistikë.

Po ashtu,  njoftohen operatorët ekonomikë se me hyrjen në fuqi të këtyre udhëzimeve administrative, agjencitë organizatore dhe udhërrëfyesit turistik obligohen të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë, respektivisht pajisjes me kartelë identifikimi dhe regjistrimi në regjistrin e turizmit, në të kundërt Ministria do të veprojë sipas procedurave të mbikëqyrjes dhe inspektimit të paraparë me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, thuhet në komunikatën për media e MINT-it.

 

Të gjitha informatat e detajuara si dhe formularët e aplikimit i gjeni në: 

UDHËZIM ADMINISTRATIV (MINT) NR. 05/2023 PËR KUSHTET, KRITERET DHE DETYRIMET E USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË AGJENCIVE TË UDHËTIMIT, linku: https://mint.rks-gov.net/desk/inc/media/61969BE8-48E4-41FE-8ACE-C16A7C0A25F1.pdf

UDHËZIM ADMINISTRATIV (MINT) Nr. 06/2023 PËR KUSHTET, KRITERET DHE PROCEDURAT E REGJISTRIMIT DHE USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË UDHËRRËFYSVE TURISTIK,  linku: https://mint.rks-gov.net/desk/inc/media/20B0D79C-A2ED-45A5-8D60-EF34BA5DEFE8.pdf

UDHËZIM ADMINISTRATIV (MINT) Nr. 04/2023 PËR REGJISTRIN E TURIZMIT,  linku: https://mint.rks-gov.net/desk/inc/media/294BA0C6-F5BE-4ECF-8229-6178B940C426.pdf

LIGJI NR. 08/L-074 PËR TURIZMIN, linku: https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=59633

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM