Kryeministri, Albin Kurti për festën e Kurban Bajramit, sot ka vizituar tre oficerët e Policisë, Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, ku u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia.
Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se ishte mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë.
I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besimin e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës.