Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se major Jeton Ahmeti ka përfunduar me suksese të larta shkollimin në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë Ushtarake të Mbrojtjes Kroate!
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se gjatë shkollimit njëvjeçar, major Ahmeti ka treguar rezultate të larta duke prezentuar kësisoj me dinjitet Forcën e Sigurisë së Kosovës në të gjitha aktivitetet e organizuara nga Akademia Ushtarake e Mbrojtjes Kroate.
Major Ahmetit i dërshirojmë suksese të mëtutjeshme gjatë shërbimit të tij në FSK.