Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se FSK ka përfunduar me sukses Kursin e Liderit Luftarak, pjesë e programit të edukimit profesional ushtarak nga Shkolla e Nënoficerëve.
Kursi i Liderit Luftarak ka për qëllim përgatitjet dhe formësimin e Nënoficerëve të FSK-së, si udhëheqës të skuadrave.
Vetëm të Edukuar dhe Profesional mund t`i shërbejmë vendit!
Ushtria jonë po rritet, edukohet mbi vlerat dhe parimet e të qenurit, profesional, të motivuar dhe Luftëtarë të Zotë, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.






