Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kombëtarja e Kosovës ngrit trofeun e Kampionit Ballkanik

Kor 18, 2023

Ministria e Kulturë, Rinisë dhe Sportit ka nnjoftuar se Kombëtarja e Kosovës në beach volley U22, në konkurrencën e femrave ka fituar titullin e kampionit në Kampionatin Ballkanik U-22 në rërë, organizuar në Shtip të Maqedonisë së Veriut.

Dyshja Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari në finale kanë mposhtur kombëtaren turke, teksa dyshja tjetër në konkurrencën e meshkujve, Ermal Maliqi dhe Erion Bajrami arritën deri në finale, ku u mundën nga Turqia.

Urime të dyja ekipeve dhe përgëzime Federata e Volejbollit të Kosovës për punën e palodhshme për zhvillim të volejbollit dhe përfaqësim dinjitoz të Kosovës në gara.

MKRS mbetet e përkushtuar në përkrahjen e sportistëve gjatë rrugëtimeve të tyre sportive. Potencialin që ata po e dëshmojnë, po e shndërrojmë në promovim dhe fuqi zhvilluese për vendin, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM