Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përshëndetur projektligjin e Senatit Amerikan i cili parasheh bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën ushtarake.
Mehaj në postimin e stij në Facebook ka thënë se sipas këtij projektligji ushtria jonë së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA.
Ngritja e kapaciteteve tona, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtrake, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partneri ynë strategjik.






