Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se qindra hektarë vneshta flasin për mijëvjeçarë traditë të kultivimit të rrushit në këto treva. Janë dëshmi e ekzistencës së qytetërimeve të hershme e njëherit edhe ngritjes së qyteteve mesjetare me tregti e ekonomi të zhvilluar.
60,000€ është vlera të cilën Hakiu nga Rahoveci e ka përfituar përmes Programit për Zhvillim Rural / 2022.
Projekti i Hakiut përfshin ngritje të vreshtit të ri me siperfaqe 0.49ha, përmirësim të infrastrukturës së vreshtit ekzistues me një sipërfaqe prej rreth 1.11ha si dhe blerje të mekanizmit të nevojshëm bujqësor për vreshtat ekzistues me një sipërfaqe prej 6.25ha. Rahoveci, pasuri kombëtare, thuhet në postimin në Facebook të MBPZhR-së.