Build Skills with our trainings

Sign up now!

KDI: Dorëheqjet dhe pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje, mundësi për zgjidhje të situatës në veri

Gus 11, 2023

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka përcjellë zhvillimet lidhur me mandatin e kryetarëve të katër komunave veriore, të zgjedhur në procesin e mbajtur më 23 prill të këtij viti. Kryetarët ishin zgjedhur në një proces të improvizuar të votimit që, ndonëse plotësoi kriteret minimale ligjore, u karakterizua me dalje tejet të ulët të votuesve – duke e cenuar ndjeshëm legjitimitetin e tyre politik.

Si rezultat i tensionimit të situatës, është arritur një marrëveshje në Bratislavë, në kuadër të së cilës parashihet mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat veriore, deri në fund të verës. Megjithatë, KDI e konsideron të gabuar zhvendosjen e komunikimit për zgjedhjet në komunat veriore nga Qeveria vetëm në nivel ndërkombëtar, duke anashkaluar diskutimet me serbët lokal dhe përfaqësuesit e tyre politik.

Me qëllim që t’i hapet rrugë shtensionimit të plotë, KDI vlerëson që kryetarët aktualë të komunave duhet të shqyrtojnë dorëheqjet nga pozitat e tyre, për t’u mundësuar qytetarëve zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim. Dorëheqjet po ashtu mundësojnë një proces të ri zgjedhor në afate më të afërta kohore, pa vonesa procedurale dhe kosto të dyfishtë. 

Njëkohësisht, KDI u bën thirrje të gjithë qytetarëve të katër komunave veriore, në veçanti atyre nga radhët e komunitetit serb, si dhe subjekteve politike që përfaqësojnë interesat e tyre, që të zotohen se do të marrin pjesë në zgjedhje, me qëllim që dorëheqjet e kryetarëve të mos sjellin një proces të ri por me rezultat të njëjtë.

Gjithashtu, KDI rikujton që legjislacioni ekzistues sekondar nuk është i mjaftueshëm për zhvillimin e procedurës për largimin e kryetarëve, meqë nuk janë të përcaktuara afatet procedurale, mënyra e verifikimit të vlefshmërisë së kërkesës për largim, e as modalitetet për zhvillimin e votimit. As iniciativa e MAPL-së për hartimin e një udhëzimi administrativ nuk është e mjaftueshme, meqenëse nevojitet edhe hartimi i akteve nga ana e KQZ-së – si bartëse e procesit të votimit. Megjithatë, legjislacioni sekondar nuk mund të tejkalojë përcaktimet ligjore të parapara me ligjin në fuqi.

Në anën tjetër, ndonëse fokusi institucional dhe ai publik janë tek kryetarët e katër komunave, rikujtojmë që një zgjidhje është e domosdoshme edhe sa i përket kuvendeve komunale përkatëse, ku përfaqësimi politik nuk reflekton përbërjen demografike të këtyre komunave, thuhet në komunikatën për media e KDI-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM