Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Tetë aparatura testimi për PCR i janë dhuruar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike

Gus 18, 2023

UNICEF me mbështetjen e USAID-it, i kanë dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP),tetë njësi të pajisjeve më të avancuara për PCR. Këto pajisje do të luajnë një rol vendimtar në avancimin e mbikëqyrjes, gatishmërisë dhe kontrollit të sëmundjeve.

Gjatë tre viteve të fundit UNICEF-i, së bashku me USAID-in, kanë qenë një partner kyç i Ministrisë së Shëndetësisë në përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19. Me fokus në rritjen e qasjes në vaksina dhe testimin për COVID-19, bashkëpunimi ndihmoi gjithashtu për të ngritur kapacitetete IKSHP-së për mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe gatishmërinë për epidemi.

Kriza e COVID-19 shërbeu si përkujtues i fortë i nevojës urgjente për të përmirësuar infrastrukturën e shëndetit publik për të menaxhuar në mënyrë më efektive sfidat e paparashikuara shëndetësore. Duke ditur situatën aktuale në infrastrukturën për mbikëqyrjen e sëmundjeve, përpjekjet e përbashkëta të UNICEF-it, USAID-it dhe IKSHP-së synuan të adresojnë këtë mungesë në sistemin shëndetësor publik të Kosovës.

“Pasi shëndetësia është një prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, gjë që dëshmohet edhe me rritjen e buxhetit që është më i larti deri më tani, një nga objektivat tona është edhe investimi në preventivë me qëllim që të minimizohen pasojat eventuale në të ardhmen nga ndonjë patogjen që do të kërcënojë shëndetin publik. Këto pajisje do të jenë ndihmesë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët tanë shëndetësor. Përmes aparaturave të reja janë rritur kapacitetet diagnostike në institucionet publike shëndetësore, zgjerohet gama e shërbimeve për qytetarët, për të cilën gjë u jemi mirënjohës partnerëve tanë”, tha Dr. Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë.

Ky donacion i pajisjeve moderne, i mundësuar nga teknologjia PCR në kohë reale, nuk kufizohet vetëm në testimin e COVID-19, por gjithashtu mundëson zbulimin e shpejtë të një spektri sëmundjesh të frymëmarrjes, duke përfshirë gripin dhe Streptokokun A, si dhe sëmundje të tjera infektive si tuberkulozi. Gjithsej, tetë njësi të tilla me vlerë prej 365,000 dollarë amerikanë janë dorëzuar në IKSHP në korrik të vitit 2023, për t’u përdorur në Institutin Qendror, në gjashtë qendra rajonale dhe në laboratorin e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ndër mësimet e shumta të pandemisë, ne kemi mësuar se të gjithë – institucionet qeveritare, donatorët dhe qytetarët – duhet të kenë prioritet përkushtimin për ngritjendhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemeve të tyreshëndetësore, në mënyrë që të jemi të përgatitur për tëreaguar në mënyrë efektive dhe të shpejtë ndajsëmundjeve të reja apo edhe fatkeqësisht, ndaj një tjetër pandemie”, tha z. Ken Collins, Ushtrues Detyre i Drejtorit të Misionit për USAID në Kosovë.

Në ceremoninë dhe dorëzimin simbolik të njësive të pajisjeve PCR, morën pjesë mysafirë të nderuar, duke përfshirë Ministrin e Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, Drejtorin e IKSHP-së Prof. Dr. Naser Ramadani, Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të Misionit për USAID në Kosovë z. Ken Collins, dhe Zëvendës Shefen e UNICEF-it në Kosovë znj. Larissa Bruun.

Ndërsa Larissa Bruun, Zëvendës Shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë ka thënë se ky donacion, i mundësuar nga mbështetja bujare e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të përmirësojë aftësitë e Kosovës për të reaguar ndajepidemive dhe do të forcojë gatishmërinë e saj të përgjithshme për krizat e shëndetit publik. Ne jo vetëm që po rimëkëmbemi nga pandemia e COVID-19, por po përgatitemi më mirë, gjë që do të jetë me rëndësi kritike për fëmijët dhe familjet në të ardhmen, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM