Ministria e Shëndetësisë njofton se më 27- 29 shtator 2023 në Kosovë mbahet Simpoziumi Ndërkombëtar 3-ditor për Sëmundjet Jo-Ngjitëse (SJN).
Nikoqirë të kësaj ngjarje janë Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Qëllimi është të shkëmbehen praktikat më të mira, të përfshihen informata në Planin e Kosovës për SJN-të dhe të gjenerohen veprime dhe rekomandime të qëndrueshme për trajtimin e sfidave të SJN-ve. Simpoziumi është i akredituar nga Oda e Mjekëve dhe Oda e Infermierëve në Kosovë.
Ngjarjen pritet ta përcjellin rreth 500 pjesëmarrës, përfshirë folës të mirënjohur ndërkombëtarisht.
Organizimi i këtij simpoziumi fasilitohet bashkërisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe projektet e SDC-së në Kosovë Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor dhe Shërbimet Shëndetësore të Integruara, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.






