Misioni i NATO-s në Kosovë- KFOR ka njoftuar se ditët në vijim, kontingjenti amerikan i caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje do të zhvillojë një aktivitet ajror në një fushë të hapur afër Polacit, në komunën e Mitrovicës Jugore.
Aktiviteti i kërcimit me linjë statike do të përfshijë parashutistët nga “Garda Kombëtare e SHBA” dhe helikopterët amerikanë nga aviacioni i Task Forcës Bondsteel në mënyrë që të ruajnë aftësitë specifike të referuara tek njësitë ajrore.
Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, trafiku në rrugën ngjitur me zonën e stërvitjes, parashikohet të ndalet periodikisht gjatë gjithë aktivitetit stërvitor, thuhet në komunikatën për media e KFOR-it.




