Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i shpreh ngushëllime të thella familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve me rastin e vdekjes së aktorit të madh Xhevat Qorraj.
Me dhimbje të madhe pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh, Xhevat Qorraj.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i shpreh ngushëllime të thella familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij.
Kontributi i tij si artist, ka qenë dhe do të mbetet në fondin e artë të historisë së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.