Build Skills with our trainings

Sign up now!

IKShPK: Në laboratoret e mikrobiologjisë diagnostikohet rasti i parë me ethe të minjve

Gus 23, 2023

Duke qenë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përcjell situatën epidemiologjike me ethet e minjve, për çdo vit paraqiten raste sporadike, të cilat në Kosovë janë të përhapura, në rajonin e Dukagjinit, rajonin e Karadakut dhe rajonin e Shalës, varësisht nga shumimi i minjve.

Në laboratoret e mikrobiologjisë diagnostikuam rastin e parë sivjet me ethe të minjve!

Burimi i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes veti dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesi gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë sëmundje vdekjepruese.

Në organizmin e njeriut shkaktari hy përmes tri portave hyrëse: trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës.

Trajtimi i sëmundjes bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive në qoftë se paraqiten me kohë. Po që se të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë paraqiten komplikime, e që mund të bllokohen veshkat.

Klinika Interne, gjegjësisht repartet e dializës janë të gatshme që të hemodializojnë përkohësisht pacientët. Ndërsa, Instituti Kombëtar me laboratorët e vet, e diagnostikon sëmundjen brenda ditës, thuhet në postimin në Facebook të IKShPK-së.

 

Prindër të nderuar!

 

Kujdesuni për fëmijët tuaj!

 

Ruani ushqimet nga minjtë!

 

Mos përdorni fruta mali të palara sepse mund të sëmureni nga ethet e minjve

 

Masat parandaluese

  1. Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.

  2. Ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve.

  3. Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë

  4. Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar

  5. Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos tē konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar

  6. Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve

  7. Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies

  8. Mos hidhni mbeturina kudo

  9. Të bëhet klorimi i ujit të pijes

  10. Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve

  11. Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretet e brejtësve.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM