Build Skills with our trainings

Sign up now!

Maqedonci- Angili: Turqia mbetet e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së

Gus 28, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.

Me këtë rast, ambasadori Angili ia uroi ministrit Maqedonci detyrën e re, para se të diskutonin rreth shumë çështjeve të cilat kanë të bëjnë me fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, e me theks të veçantë bashkëpunimin ndërmjet ministrive të mbrojtjes së dy shteteve në këtë drejtim.

Implementimi i planit bilateral, thellimi i bashkëpunimit në zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, shkollimi i kuadrove të reja të ushtarakëve, ishin disa nga pikat kyçe të diskutimit.

“Zhvillimi i FSK-së dhe politikave të mbrojtjes për të garantuar siguri për qytetarët dhe mbrojtje territoriale, do të jetë angazhimi ynë i përditshëm si Ministri”, theksoi ministri Maqedonci gjatë këtij takimi.

Nga ana e tij ambasadori Angili shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën që pjesëtarët e FSK-së kanë ofruar gjatë misionit të kërkim-shpëtimit pas tërmetit në Turqi.

Gjithashtu, ambasadori theksoi se Turqia mbetet e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së në aspektin e kuadrove dhe armatimit, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM