Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se kryesuesi i Shefave të Shtabeve të Selisë Qëndrore të Forcave të Armatosura Jordaneze, Gjeneralmajor Yousef A. AL Hnaity, uron ministrin Ejup Maqedonci për emërimin e tij në detyrën e re.
Në një letër urimi kryesuesi i Shefave të Shtabeve të Selisë Qëndrore të Forcave të Armatosura Jordaneze, uroi ministrin Maqedonci për emërimin e tij në detyrën e re si Ministër.
Në letrën e Gjeneralmajor Al Hnaity vlerësohet partneriteti që ekziston ndërmjet dy shteteve e që në vazhdimësi është duke u thelluar përgjatë viteve. Ndërsa shpreh sigurinë se pikërisht profesionalizmi dhe përkushtimi në punë i Kolonel Maqedoncit, ka qenë arsyeja e emërimit të tij si Ministër i Mbrojtjes.
Më tutje, ai thotë se ka besim se përvoja e ministrit Maqedonci do të bëj që ai të shkëlqej në këtë pozitë. Ndërsa i uron shëndet e mbarësi në trajtimin e të gjitha çështjeve aktuale dhe sfidave në të ardhmen, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.