Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku ka thënë se në vitin 2023, do të duhej të flisnim për digjitalizim të shkollave, për klasë me 20 nxënës, për kodimin si lëndë obligative, për intelegjencën artificiale si subjekt mësimi. Do të duhej të flisnim për fëmijët tanë si forcë moderne që bën të ardhmen tonë, në vend të kësaj, po merremi me blerjen e librave dhe maltretimin e panevojshëm të prindërve.
Abdixhiku në postimin e tij në Facebook ka thënë se do të merremi me ballafaqime të tilla sepse është mendësia e mospunës, ankesës e paranojës që s’lë shtetin e shoqërinë të bëjë zhvillim, ironikisht, nën paranojën e përfitimeve të biznesit, pushteti popullist kishte dështuar një proces që çdo vit kryhej krejt normalisht, në gjithë këtë proces, të vetmit përfitues mbetën pikërisht këto biznese, në fund, librat u blenë te ata dhe, siç kuptuam nga vendimi i vet Qeverisë, në vend të 4.8 milionëve tani do t’i përfitojnë mbi 6 milionë euro si subvencionim.
Paaftësia pra kushton.
Ky është rasti i Arbërores dhe Muhametit; dy prindërve nga Prishtina; dhe përpjekjes së mundimshme të tyre për t’i siguruar librat e klasës së tretë; pak ditë para nisjes së vitit shkollor.
Nga afër përcollëm përpjekjen e tyre.
Do të duhej të kishin brenga tjera, dhe mesiguri kanë shumë, por shteti i tyre, dhe i yni, ka vendosur të ngarkojë secilin prind me detyra të vet shtetit – blerjen e librave.
Pamjet që po i shihni janë pamje të përpjekjes së përditshme të prindërve kosovarë të cilët, pa asnjë nevojë e asnjë logjikë, u bënë subjekt i eksperimentit komplikues të Qeverisë.
Pritje në rend, paqartësi mbi blerjen e librave, bartje nëpër librari të ndryshme e aplikime për rimbursim janë disa nga telashet e panevojshme – tërësisht të panevojshme – të krijuara nga vet qeveria.
Paranoja dhe më shumë.
Por sot, çfarë na kushton më së shumti është koha. Ajo po na rrëshqet para syve.
Prandaj, e djathta është zgjidhja e Rruga e Re është përgjigjja.