Kohëve të fundit në Internet ka filluar të qarkullojë një web faqe e re https://kosova.live që paraqitet me emërtimin e organizatës sonë mediale KosovaLive.
Duke mos hyrë fare në motivet e qëllimet e kësaj web faqeje, që edhe në regjistrin e bizneseve figuron si “Kosovalive SH.P.K.”, e regjistruar më 7 korrik 2019 dhe që si veprimtari primare thekson “web portalet” e si aktivitet sekondar “aktivitete të agjencive të lajmeve”, duam t’u bëjmë me dije të gjithë shfrytëzuesve/lexuesve/partnerëve të KosovaLive se organizata jonë mediale nuk ka të bëjë fare me këtë portal.
Me qëllim të heqjes së çfarëdo mjegullie dhe konfuziteti të mundshëm me përvetësimin e emërtimit “kosovalive”, organizata mediale KosovaLive bën me dije se aktivitetin e saj informativ e plason ekskluzivisht në faqen zyrtare të saj në Internet – www.kosovalive360.com si edhe në faqen tjetër të saj www.kosovalive.org, ku kryesisht prezantohen projektet që i zbaton entiteti ynë, sikur edhe në media sociale:
KosovaLive (www.kosovalive.org)
Facebook – (https://www.facebook.com/kosovalive.org/)
Twitter (https://twitter.com/kosovalive_org?lang=en)
LinkedIn (linkedin.com/company/kosovalive)
Instagram (@kosovaliveorg)
KosovaLive360 (www.kosovalive360.com)
Facebook – (https://www.facebook.com/kosovalive360/?ref=br_rs)
Twitter – (https://twitter.com/kosovalive360?lang=en)
LinkedIn – (https://www.linkedin.com/company/3185747/admin/)
Në dy dekadat e punës së saj, që nga themelimi më 9 gusht 2000, fillimisht si agjenci e pavarur e lajmeve, e viteve të fundit edhe si organizatë mediale që zhvillon aktivitete të shumta jo vetëm në fushën e gazetarisë, nën moton: “Media si mjet për dialog, edukim dhe barazi”, KosovaLive vazhdon të qëndrojë si një ndër emrat më kredibil në skenën mediale jo vetëm të Kosovës por edhe rajonit.
Me këtë rast, e duke qenë përgjegjës vetëm për përmbajtjet që botohen në web faqet tona zyrtare www.kosovalive360.com dhe www.kosovalive.org theksojmë se distancohemi prej përmbajtjeve, çfarëdoqofshin ato, që mund të plasohen në këtë web faqen e re që me përvetësimin e emërtimit “kosovalive” mund të shkaktojë huti tek shfrytëzuesit/lexuesit/partnerët tanë.
Kelmend Hapçiu – themelues/drejtor ekzekutiv i organizatës mediale KosovaLive