Thirrje për aplikim: Shkollë Verore mbi Edukimin Medial dhe Produksionin Mediatik
KosovaLive hap aplikimin për “Shkollën Verore mbi Edukimin Medial dhe Produksionin Mediatik”, që do të mbahet nga 29 deri më 31 Korrik, në Prishtinë.
Shkolla verore ka për qëllim t’ua mundësoj dhjetë (10) të rinjve/rejave nga Hajvalia, Kodra e Trimave (Vranjevci), Deçani, Kamenica, Kaçaniku, Gllogovci, Hani i Elezit, Mitrovica, Vitia dhe Vushtrria të vijnë në Prishtinë për tre (3) ditë me të gjitha shpenzimet e mbuluara, për të ndjekur një trajnim 3 ditor (2 ditë mbi edukimin medial dhe 1 ditë mbi produksionin mediatik).
Qëllimi i trajnimit është të krijohen ambasadorët e edukimit medial nga këto rajone të Kosovës të cilët më pas do të mbajnë prezantime mbi edukimin medial në shkollat e mesme, ku i kanë përfunduar studimet e tyre.
Pjesëmarrësit e shkollës verore në bashkëpunim me ekipin e KosovaLive do të punojnë edhe 2 video të shkurtëra mbi edukimin medial dhe do të shohin gjithë procesin e xhirimit dhe produksionit.
Kush mund të aplikojë?
Të rinjtë dhe të rejat nga mosha 18+ me vendbanim në: Hajvali, Kodra e Trimave, Deçan, Kamenicë, Kaçanik, Gllogovc, Hani i Elezit, Mitrovicë, Viti dhe Vushtrri.
Çka mbulon programi:
1. Akomodimin (në hotel në Prishtinë)
2. Ushqimin
2. Transportin nga Fshati/Qyteti për në Prishtinë
* Pjesëmarrësit duhet të ndjekin të gjithë programin tre ditor.
Çfarë do të përfitoni:
1. Çertifikatë pjesëmarrje (nëse e ndjekni të gjithë programin dhe e mbani prezantimin në shkollën e mesme, ku i keni mbaruar studimet).
2. Përvojë të jashtëzakonshme praktike mbi edukimin medial, procesin e xhirimit dhe produksionit.
3. Njoftim me shokë e shoqe të reja nga e gjithë Kosova.
4. Vizita nëpër muze, galeri të arteve, dhe monumente historiko-kulturore të Prishtinës
Afati i fundit për aplikim: 15 Korrik 2020, 23:59.
Kliko këtu për të aplikuar: https://bit.ly/3fc0tu4
Ky program është pjesë e projektit “Ngritja e Aftësisë Mediale dhe Digjitale”/”Enhancing Media and Digital Literacy”, e mbështetur nga Albany Associates.