Me përkrahje të MKRS-së, në bashkëpunim me përmbylli me Qendra Kinematografike e Kosovës, 7 Arte përmbylli me sukses Javën e Filmit në Mitrovicë.
Përgjatë 4 netëve qytetarët patën mundësinë të shohin filmat më të njohur kosovar ndër vite.
Java filloi me filmin “Vera andrron detin”, nën regji të Kaltrina Krasniqit, për të vazhduar tutje me filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës. Natën e tretë u shfaq filmi “Exile”, me regjisor Visar Morina, dhe për ta mbyllur javën u dha filmi “Në kërkim të Venerës” me regji të Norika Sefa, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.