Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në Prishtinë, për herë të parë, do të vihet në skenë shfaqja e njohur botërisht “Arrthyesi”, një perlë e baletit klasik.
Baleti Kombëtar i Kosovës -The National Ballet of Kosova ka filluar fazën e parë të këtij projekti ambicioz me koreograf primabalerinin shqiptar me renome ndërkombëtare, Ilir Kerni.
Shfaqja do të jetë rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës që do të përcjellë çdo moment të kësaj vepre me tingujt e saj.
“Arrthyesi” do të shfaqet për publikun afër fundit të vitit dhe do të sjellë përjetësimin e një mjeshtërie të rrallë në skenën e baletit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.