Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna: Qendra e Prishinës bëhet me parkingje të rezervuara për personat me aftësi të kufizuara të lëvizjes

Sht 22, 2023

Komuna e Prishtinës njofton se parkingu në Rr. Garibaldi në Prishtinë ka marrë formë tjetër. Aty, për herë të parë dhe si bazë për të tjera hapësira tash e tutje, kemi parkingje të rezervuara për personat me aftësi të kufizuara të lëvizjes, me pjerrina shtesë për sigurim të lëvizjes së lirë e të barabartë.

Në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit, bashkë me ekipin e mobilitetit në Drejtoria e Shërbimeve Publike, ekipin e Prishtina Parking, asambleistë dhe përfaqësues të Handikos provuam hapësirat e transformuara në parking të rezervuar dhe diskutuam finesa tjera për akomodim të plotësuar.

Së shpejti në këtë rrugë, përveç parkingut të rezervuar për biçikleta, motoçikleta, taksi dhe vetura (me fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara), do të shtojmë edhe hapësirën e dedikuar për lëshim/marrje të fëmijëve në shkollën Faik Konica në afërsi, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM