Albany Associates, Mediacentar Sarajevo dhe Agjencia e Lajmeve KosovaLive së bashku me organizatat rajonale të zhvillimit të mediave, po zbatojnë një projekt të quajtur “Promovimi i Edukimit Medial dhe forcimi i mediave të pavarura në Ballkanin Perëndimor”.
Qëllimet kryesore të projektit janë ndërtimi i aftësive të profesionistëve të mediave dhe studentëve të gazetarisë në verifikimin, kontrollimin e fakteve, prodhimin e përmbajtjes dhe përfitimin e kompetencave të tjera për raportim.
Projekti është duke u zbatuar në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Sipas kësaj thirrje të publikuar nga Agjencia e Lajmeve KosovaLive, vetëm mediat të cilat janë të regjistruara si organizata apo kompani në Kosovë kanë të drejtë që të aplikojnë. Për këtë do të ndahen maksimumi dy çmime.
Për të mbështetur gazetarinë cilësore dhe për të përmirësuar edukimin e audiencës në rajon, Albany Associates dhe Agjencia e Lajmeve KosovaLive po kërkojnë aplikime për grante të prodhimit të përmbajtjes, me objektivat specifike të mëposhtme (aplikantët mund të zgjedhin midis tyre, ose t’i kombinojnë ato):
- Ofrimi i audiencës në Kosovë qasje në përmbajtje mediatike me cilësi të lartë, inovative që do t’i ndihmoj ata të kuptojnë më mirë rolin e mediave dhe rëndësinë e gazetarisë profesionale dhe të pavarur.
- Edukimi i audiencës për të kuptuar në mënyrë të sigurtë dhe të përgjegjshme informacionin në lidhje me pandeminë e vazhdueshme COVID-19, duke rritur kështu mendimin kritik dhe duke zvogëluar efektet e dëmshme të keq / dezinformimit rreth temës.
Kush ka të drejtë të aplikojë?
Mediat (të shtypura, TV, radio, media online) që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të jenë të regjistruara në Kosovë, dhe të vërtetuara me dokument regjistrimi
- Të kenë të paktën dy vite përvojë që funksionojnë si media në Kosovë, dhe të jenë të vërtetuara me dokument regjistrimi
- Të kenë aftësinë për të arritur audiencën, dhe të jenë të vërtetuara nga të dhënat që tregojnë statistikat në faqen e internetit të daljes, qarkullimin, arritjen, etj.
- Të kenë aftësinë për të prodhuar përmbajtje mediatike, të provuara nga shembujt që janë publikuar/ transmetuar / postuar
Aplikimet që nuk plotësojnë kriteret e mësipërme nuk do të merren në konsideratë.
Çdo media mund të paraqesë vetëm një aplikim.
Bashkëprodhimet lejohen gjithashtu, me një aplikant të deklaruar si kryesues, dhe të tjerët si bashkë-aplikues. Në rastin e bashkëprodhimit, të gjitha kriteret e pranueshmërisë vlejnë si për aplikantin kryesor, ashtu edhe për bashkë-aplikuesin.
Ky projekt përpiqet të sigurojë që nismat mbështetëse si kjo nuk janë dublikuar dhe përqendruar tepër në ndonjë media. Si e tillë, mediat që marrin mbështetje nën përpjekjet e tjera të financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasades Britanike në Prishtinë, mund të mos zgjidhen për të marrë fonde në këtë thirrje.
Cilat forma dhe tema të përmbajtjes do të mbështeten?
Megjithëse media mund të propozojë përmbajtje për çdo medium, preferencë do t’i jepet përmbajtjes multimediale me potencial për t’u promovuar dhe shpërndarë më tej përmes platformave të mediave sociale.
Si të aplikoni?
Formulari i aplikimit dhe modeli i buxhetit
Aplikimet duhet të dorëzohen në anglisht, duke përdorur formularin e aplikimit dhe modelin e buxhetit.
Dokumentet mbështetëse
Çdo aplikim duhet të shoqërohet nga:
- Kopjimi i skanuar i dokumentit të regjistrimit të organizatës (për aplikantin kryesor dhe çdo bashkë-aplikues).
- Shembuj të prodhimit të mëparshëm që demonstrojnë aftësi për të prodhuar përmbajtje mediatike, mundësisht me lidhje dhe përmbajtje të botuar më parë (për aplikantin kryesor dhe çdo bashkë-aplikues).
Kur dhe si ta dërgoni aplikacionin?
Të gjitha aplikimet pranohen deri më 8 qershor 2020. Aplikimet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh. Aplikimet duhet të dorëzohen me email në grants@kosovalive.org me subjekt “Thirrje për Grante të Prodhimit të Përmbajtjes Mediale”.
Pyetjet
Çdo pyetje në lidhje me këtë thirrje duhet të paraqitet me email në grants@kosovalive.orgme subjekt “Thirrje për Grante të Prodhimit të Përmbajtjes”deri me datën 4 qershor 2020.
Vlerësimi dhe zgjedhja e aplikacioneve
Të gjitha aplikimet do të vlerësohen nga një komision përzgjedhës i mbledhur nga organizatat lokale dhe rajonale të zhvillimit të mediave bazuar në kriteret e mëposhtme:
- Rëndësia e përmbajtjes së propozuar kundër qëllimit të thirrjes (maksimum 20 pikë)
- Cilësia e përmbajtjes së propozuar, qasja ndaj temës së propozuar, origjinaliteti i propozimit, (maksimum 40 pikë)
- Arritja e parashikuar e projektit, plani i shpërndarjes dhe promovimit të përmbajtjes së propozuar (maksimum 10 pikë)
- Kapaciteti i organizatës për të zbatuar projektin e propozuar, aftësitë teknike dhe përvoja teknike e aplikantit në prodhimin e përmbajtjes, angazhimi i aplikantit për gazetari profesionale, përvoja e ekipit të propozuar të prodhimit (maksimum 20 pikë)
- Efikasiteti i kostove të propozuara, vlera për para (maksimum 10 pikë)
Afati për aplikim deri me: 8 qershor 2020
Kohëzgjatja e secilit projekt deri në: 6 muaj
Paketa e Aplikimit: www.kosovalive.org dhe http://kosovalive.org//call-for-content-production-grants/
Madhësia e granteve individuale: 3,000 GBP (paguar në monedhën vendase) plus hyrje dhe ndihmë nga konsulentët që janë ekspertë në krijimin e përmbajtjes, nëse është e nevojshme.
Numri i përgjithshëm i granteve që do të jepen në këtë thirrje: Deri në dy
Aplikimet pranohen vetëm në gjuhën angleze.
Projekti “Promovimi i Edukimit Medial dhe Forcimi i Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor”, realizohet me fonde të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasades Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e këtj publikimi është përgjegjësi e Agjencisë së Lajmeve KosovaLive dhe nuk i reflekton pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jasthme të Mbretërisë së Bashkuar