Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka kujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Abrisë ku 25 vjet më parë ku regjimi gjenocidal i Millosheviqit, pamëshirshëm dhe egërsisht ua mori jetën, duke masakruar 23 anëtarë të familjes Deliu, fëmijë, pleq, gra e të rinj nga mosha 2-vjeçe e deri në moshën 94-vjeçe.
Presidentja Osmani ka thënë se në këtë ditë kujtojmë edhe heroizmin e dëshmorëve të UÇK-së, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë.
Le t’i kujtojmë të gjithë ata që humbëm, me dashuri e respekt dhe le të punojmë së bashku që autorët e krimit të vihen para drejtësisë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë, thuhet në postimin në Facebook të Presidencës së Kosovës.