Njësitet policore në Vushtrri, kanë arrestuar dy person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike.
Në rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në fshatin Stanovc , ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike prej 2.3 gram.
Ndërsa në rastin e dytë në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike prej 80 gram.
Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.
Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.