Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bën thirrje për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake të ShBA-së.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se kandidatët e nominuar nga Ministria e Mbrojtjes do të testohen mëtej nga akademitë përkatëse ushtarake në SHBA.
Ministria e Mbrojtjes iu shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjve dhe të rejave për shërbim në FSK, pa dallim.
Konkursi është i hapur prej 25.09.2023 deri më 08.10.2023, ora 23:59.
Procesi i nominimit të kandidatëve do të përfundojë deri më 08.12.2023.
Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.
Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net.
Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email rekrutimi@fsk-rks.org.