Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zv.ministri Shemsi Syla, pritën në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Çobaj.
Gjatë takimit u diskutua rreth shumë çështjeve të cilat kanë të bëjnë me fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me theks të veçantë implementimin e planit bilateral, si dhe gjetja e formave të reja të bashkëpunimit.
Me këtë rast u theksua se si dy shtete që përqafojnë të njëjtat vlera demokratike me synim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe angazhimin në këtë drejtim, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.