Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Shënohet dita ndërkombëtare kundër dhunës

Tet 3, 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me ftesë të Qendrës për Këshillim, Shërbime Sociale dhe hulumtime-SIT, ka marrë pjesë në një panel për të diskutuar rreth maskulinitetit toksik, femicidit dhe feminizmin.

Ministrja Haxhiu ka theksuar se stereotipet tradicionale ku burrat dominojnë përmes ushtrimit të forcës dhe dhunës ndaj grave, bënë që maskuliniteti toksik të jetë i lidhur ngushtë me femicidin, me ç’rast as shoqëria jonë nuk është imune ndaj rasteve kur gratë përfundojnë jetën me fatalitet, të dhunuara e vrarë nga burrat.

Në këtë aspekt, Ministrja e Drejtësisë, ka shprehur inkurajimin e saj për të gjitha lëvizjet feministe, organizatat të cilat me angazhimin e tyre kontribuojnë drejt ndërgjegjësimit kolektiv kundër dhunës me bazë gjinore, duke theksuar edhe rëndësinë e pazëvendësueshme të institucioneve që duhet të kontribuojnë në minimizimin e dhunës.

Forcimi dhe zbatimi i ligjit, edukimi i mirëfilltë, si dhe angazhimi aktiv i organizatave dhe komunitetit në përgjithësi janë format në të cilat duhet të punojmë pa u lodhur, në mënyrë që të ndërtojmë një ambient të sigurt, ku respektohet integriteti fizik dhe ekonomik i grave, ku rritet mbështetja e ndihma ndaj viktimave, dhe ku dhunuesit marrin dënimet meritore.

Ministrja Haxhiu ka përmendur edhe një sërë hapash që Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë gjatë këtij mandati, për të forcuar legjislacionin dhe për të ndërtuar mekanizma të mirëorganizuar që parandalojnë dhe luftojnë dhunën me bazë gjinore, dhe formave të tjera të dhunës, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM