Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar ta forcojë bashkëpunimin me FMN-në për zhvillimin e vendit

Tet 3, 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur ditën e djeshme në takim një delegacion të FMN-së, të udhëhequr nga Gabriel Di Bella.

Përfaqësuesi i FMN-së vlerësoi lartësisht dhe përgëzoi vendin tonë për të arriturat në fushën e ekonomisë e linjën e plotë të ndjekur edhe me rekomandimet e FMN-së.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Di Bella dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbështetjen dhe besimin ndaj Kosovës edhe në lidhje me programin në kuadër të instrumentit më të ri të FMN-së të quajtur Resilience and Sustainability Fund, nga i cili Kosova është përfitues.

Më tej, ai theksoi që Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar ta përforcojë bashkëpunimin me FMN-në dhe institucionet e tjera ndërkombëtare për ngritje të kapaciteteve dhe zhvillimit të vendit.

Me theks të veçantë, Di Bella përgëzoi dhe punën e Qeverisë, respektivisht Ministrinë e Ekonomisë për projektin e Ankandit të parë për energji të ripërtëritshme, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM