Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet Task Forcë nga Policia Kufitare Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, si zbatim i masave për parandalim dhe luftim të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative.
Me datë 04.10.2023 nga njësitë e lartcekura në rrugën malore të fsh Malinë-RMV që lidhet me fsh.Lubishtë-RKS, është vënë re një person i dyshuar i cili kishte ngarkuar tre kuaj me duhan të llojeve të ndryshme, me ç’rast i njëjti pas ka vërejtur zyrtarët policor është larguar nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit sasia e duhanit të ngarkuar i llojeve:
- Marlboro 220 pako me peshë rreth 500 gram copa,
- Duhan Sobrano 100 pako me peshë rreth 500 gram copa,
- Duhan Davidof Argentina 20 pako me peshë rreth 500 gram copa,
- Duhan Davidof Slims 100 pako me peshë rreth 500 gram copa, si dhe
- Duhan Oriental 60 pako me peshë rreth 500 gram copa, është dërguar në terminalin doganor përkatës, ndërsa kafshët/kuajt tërhiqen përmes kompanisë së kontraktuar nga Dogana e Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






